Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Telashe për Naggelsman, titullari mungon ndaj Barcelonës

Telashe për Naggelsman, titullari mungon ndaj Barcelonës

20:36, 09/09/2022

Të martën e ardhshme Bayern pret Barcelonën në duelin e vlefshëm për grupet e Champions League. Mirëpo kampionëve gjermanë u duhet të bëjnë pa Kingsley Coman në përballjen me katalanasit.

Futbollisti francez, heroi i madh në Ligën e Kampionëve në vitin 2020 me golin e tij në finale kundër Paris Saint-Germain, për momentin është jashtë për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë.

Bayern njoftoi dëmtimin të premten pasdite pa dhënë detaje për kohëzgjatjen e dëmtimit. Siç pretendon të ketë zbuluar Bild-Zeitung, Coman do të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy deri në tre javë.

Coman do të humbasë jo vetëm duelin me Barçën, por edhe ndeshjen e Bundesligës kundër FC Augsburg. Për ndeshjen kundër Bayer Leverkusen, anësori duhet të jetë në gjendje të luajë përsëri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco