Superiore/ Nuk ka fitues në 'Niko Dovana', Teuta dhe Kukësi ndajnë nga një pikë

Superiore/ Nuk ka fitues në 'Niko Dovana', Teuta dhe Kukësi ndajnë nga një pikë

19:44, 09/09/2022

Është mbyllur në barazim 0-0 pa gola ndeshja mes Teutës dhe Kukësit, e vlefshme për javën e katërt në Kategorinë Superiore.

Të dyja këto skuadra po vuajnë në këtë fillim edicionin 2022-2023, ndërsa aktualisht renditen në dy vendet e fundit.

E vakët ishte përballja në “Niko Dovana”, ku si vendasit ashtu edhe “verilindorët” nuk mundën të gjenin rrugën drejt rrjetës.

Kukësi luajti një pjesë të plotë me 10 lojtarë, pasi në minutën e 45+1’ Ferreira doli me të kuq, duke lënë ekipin e Skënder Gegës me një lojtar më pak.

Nga ana tjetër, Bledi Shkëmbi, që debutoi këtë të premte në stolin e durrsakëve, nuk mund ta shfrytëzonte superioritetin si në numër, por edhe të të luajturit në shtëpi që të merrte pikë të plota dhe të bënte kthesën në rezultate.

Kështu pas raundit të katërt të Superiores, Teuta qëndron në vend të nëntë me 3 pikë, teksa Kukësi renditet në vend të fundit me 2 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco