'Është një situatë klasike në futboll', Galtier sqaron raportin mes Neymar dhe Mbappe

'Është një situatë klasike në futboll', Galtier sqaron raportin mes Neymar dhe Mbappe

18:45, 09/09/2022

Pas triumfit në Champions League ndaj Juventus me shifrat 2-1, Christophe Galtier dhe PSG përgatiten për të vijuar ecurinë pozitive edhe në kampionat teksa ndeshje e radhës është ajo ndaj Brest. Në vigjilje të sfidës, tekniku i kryeqytetasve thekson se në skuadër nuk ka një çështje Mbappe-Neymar dhe se raporti i tyre është në rregull duke shtuar se portieri titullar mbetet Gianluigi Donnarumma.

Raporti i Mbappe-Neymar- “Me shumë mundësi një nga treshja e sulmit do të pushojë, për sa i takon raportit Neymar-Mbappe ai është një raport i rregullt mes dy shokëve të skuadrës. Ajo që ndodhi në fushë mes tyre, është një situatë klasike në futboll, por ata të dy folën dhe u sqaruan. E di që në ndeshjen ndaj Juventus, Mbappe nuk i pasoi në një moment Neymar, por kjo sepse nuk e vuri re dhe ishte i përqëndruar te goditja. Jam i sigurt se herën tjetër Mbappe do të asistojë për Neymar.

Donnarumma? Nuk do të ketë ndryshime në portë, nuk jam ai tip trajneri. Ne harrojmë shpeshherë se Donnarumma është i ri dhe vërtet gaboj në daljen tek goli i Juventus, por ishte autor i dy pritjeve të shkëlqyera. E kemi diskutuar edhe më parë temën Donnaruma; Ai është numri një, ka fizik, është i gjatë, teknikë dhe nuk mund ta gjykoj nga një gabim”, u shpreh Galtier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco