VIDEO/ Incidente të rënda në Nice - Këln, një tifoz bie nga tribuna

VIDEO/ Incidente të rënda në Nice - Këln, një tifoz bie nga tribuna

19:32, 08/09/2022

Fillimi i ndeshjes së Ligës së Konferencës së Evropës ndërmjet Nice dhe Këlnit është shtyrë për shkak të përleshjeve që u regjistruan në tribunat e “Allianz Riviera” në Francë.

Organi qeverisës UEFA tha se ndeshja ishte "ishte shtyrë për shkak të trazirave të shkaktuara në stadium", teksa në pamjet televizive shfaqeshin mbështetësit e ekipit gjerman duke u nisur drejt tifozëve vendas dhe duke hedhur flakadanë.

Një mbështetës, me shumë gjasa gjerman, ra nga një tribunë dhe u plagos rëndë. Policia ndërhyri për t'i dhënë fund telasheve, por lojtarët nuk kishin filluar të ngroheshin pak para fillimit të planifikuar në orën 18:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco