Ish-futbollisti anglez kritikon yllin e Liverpool: Nuk ka më dëshirë!

Ish-futbollisti anglez kritikon yllin e Liverpool: Nuk ka më dëshirë!

19:07, 08/09/2022

Liverpool i ka bërë një start me “frena dore” sezonit teksa në Premier League të kuqtë kanë grumbulluar vetëm nëntë pikë në gjashtë javët e para si pasojë e dy fitoreve, tre barazimeve dhe një humbje. Por, edhe aventura në Champions League nisi si mos më keq për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp që u turpëruan në transfertën italiane ndaj Napolit ku u mposhtën me rezultatin 4-1.

Kështu, kritikat kanë vërshuar mbi të kuqtë ndërsa nuk ka shpëtuar edhe Trent Alexander-Arnold i cili ka përfunduar nën shënjestrën e Robbie Fowler, ish-sulmuesit të Liverpool.

“Nuk ke shumë për t’i thënë në momentin që Arnold shkon dhe ndihmon sulmin, por problemi është se ai nuk po shfaq më të njëjtën dëshirë për tu kthyer në mbrojtje dhe kjo është diçka e gabuar. Liverpool në këtë sezon kanë rezultuar një mbrojtje shokuese”, u shpreh Fowler.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco