Chelsea zyrtarizon pasuesin e Thomas Tuchel në pankinë

Chelsea zyrtarizon pasuesin e Thomas Tuchel në pankinë

17:12, 08/09/2022

Pas shkarkimit të Thomas Tuchel, Chelsea sapo ka zyrtarizuar emrin e trajnerit të ri. Bwhet fjalë për Graham Potter, i cili do të largohet nga Brighton për t’iu bashkuar londinezëve.

Në konkurrencë me Mauricio Pochettino dhe madje edhe Zinedine Zidane, është tekniku 47-vjeçar ai që do të pasojë ish-trajnerin e Paris Saint-Germain te "Blutë e Londrës". "Klubi i Futbollit Chelsea është i lumtur të mirëpresë Graham Potterin si trajnerin e tyre të ri, i cili na bashkohet me një kontratë pesëvjeçare për të sjellë futbollin e tij progresiv dhe stërvitjen inovative në klub," thuhet në njoftimin për shtyp nga skuadra londinezen. Potter do të shoqërohej nga ndihmësit e tij, Billy Reid, Bjorn Hamberg dhe Bruno, trajneri i portierve Ben Roberts dhe një ndihmës rekrutues Kyle Macaulay, të gjithë të pranishëm me të te “Pulëbardha”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco