Inter është shitur te sheikët/ Zyrtarizimi pritet të vijë gjatë Botërorit

Inter është shitur te sheikët/ Zyrtarizimi pritet të vijë gjatë Botërorit

14:40, 08/09/2022

Inter është shitur te fondi Arab i Investimeve (PIF) për një shifër stratosferike, plot 1,2 miliardë euro. Në fillim ishte media “Sport Italia” ato që publikuan lajmin se klubi zikaltër kishte nisur negociatat me fondin arab që zotëron dhe klubin e Premier League, Newcastle.

Por së fundmi ka qenë gazetari i njohur italian, Elio Corno, i cili ka lëshuar “bombën” e vërtetë duke deklaruar në mikrofonat e “Tele Lombardia” se familja Zhang i ka shitur të gjitha aksionet prej kohësh te sheikët nga Arabia dhe se e gjitha do të zyrtarizohet në pauzën e Botërorit të Katarit:

“Kam marrë vesh që klubi i Interit është shitur për më shumë se 1 miliardë euro, është gjithçka e kryer. Kjo tratativë do të zyrtarizohet në pauzën e Botërorit të Katarit.

Është një operacion shumë i madh financiar, ka shuma të mëdha në lojë. Këtë e dinë të gjithë, por ende nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar për negociatat, të cilat në fakt tashmë kanë përfunduar prej kohësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco