Lewandowski bëhet lojtari i parë në Champions League që shënon tripletë me tre ekipe të ndryshme

Lewandowski bëhet lojtari i parë në Champions League që shënon tripletë me tre ekipe të ndryshme

10:23, 08/09/2022

Robert Lewandowski është një makinë golash. Faktet dhe statistikat e tregojnë qartë këtë. Kudo që shkon, “bomberi” polak e gjen me lehtësi rrugën e rrjetës.

Në moshën 34-vjeçare, ish-i i Bayernit dhe Dortmundit realizoi tregolësh në debutim me fanellën e Barçës në Champions (5-1 kundër Victoria Plzen), duke qenë i vetmi në histori që arrin të realizoi tregolësh në kompeticionin më të rëndësishëm për klube me tri skuadra të ndryshme.

Lewa i shënoi tri herë brenda 90 minutave Realit të Madridit në vitin 2013, kur luante me fanellën verdhezi të Dortmundit, me Bayernin e ka arritur kufirin e tre golave në një takim në katër raste dhe tani ai e ka arritur atë për herë të gjashtë në karrierë (tregolësha në Champions) me fanellën e Barçës.

Messi dhe Cristiano kanë rekorde të njëjta për numrin e tregolëshave në Champions: plot tetë herë.

Argjentinasi i arriti të gjitha si lojtar i Barçës, ndërsa portugezi realizoi shtatë tregolësha me Realin e Madridit dhe një me Juventusin.

Në listën e lojtarëve që kanë arritur të realizojnë tregolësha me ekipe të ndryshme në Champions League janë legjenda si Marco Simone (Milan, Monaco), Roy Makaay (Deportivo, Bayern), Ruud van Nistelrooy (PSV Eindhoven, Manchester United), Andriy Shevchenko (Dynamo Kyiv, Milan), Didier Drogba (Marseille, Chelsea), Michael Owen (Liverpool, Manchester United) dhe Samuel Eto’o (Barcelona, ​​Inter).

Aktivë mbeten vetëm Cristiano Ronaldo (Real Madrid, Juventus), Neymar (Barcelona, ​​Paris Saint-Germain) dhe Olivier Giroud (Arsenal, Chelsea).

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco