Shtyhet debutimi i Fabian Ruiz me PSG-në, shkak bëhet pezullimi në Kupën e Italisë

Shtyhet debutimi i Fabian Ruiz me PSG-në, shkak bëhet pezullimi në Kupën e Italisë

14:41, 03/09/2022

Blerja e re e Paris Saint-Germain, Fabian Ruiz nuk do të udhëtojë drejt Nantes këtë të shtunë, në orën 21:00, në kuadër të javës së gjashtë të Ligue 1.

Arsyeja? 26-vjeçari spanjoll, i cili u transferua nga Napoli te PSG për 23 milionë euro dhe për pesë vite, duhet të vuajë pezullimin pas kartonit të kuq të marrë në Kupën e Italisë.

I përjashtuar më 13 janar kundër Fiorentinës (2-5) në raundin e 1/16-tave, futbollisti spanjoll (15 ndeshje, 1 gol) mundi të luante në Serinë A. Po, por ja ku jemi, në Francë pezullimi vlen për të gjitha kompeticionet. Si rezultat, Fabian Ruiz do të vuajë dënimin tetë muaj më vonë dhe mbështetësit parisien do të duhet të presin përpara se të shohin debutimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco