Sacchi vlerëson Ancelottin: Nuk kam dëgjuar kurrë një lojtar të flasë keq për të

Sacchi vlerëson Ancelottin: Nuk kam dëgjuar kurrë një lojtar të flasë keq për të

13:48, 03/09/2022

Raportet mes lojtarëve dhe trajnerëve mund të shndërrohen shpesh në të komplikuara. Një zëvendësim apo një kritike publike dhe e gjithë marrëdhënia lojtar-trajnerë “hidhet në erë”. Mirëpo, duket se nuk është ky rasti i Carlo Ancelottit te Real Madrid apo edhe në klubet e tjera ku italiani ka drejtuar. Arrigo Sacchi, legjenda e trajningut italian dhe jo vetëm, thekson se nuk ka dëgjuar asnjë lojtar të flasë keq për Ancelottin.

“Ancelotti ka një kulturë të veccantë pune dhe këtë e ka kultivuar nga babai i tij. Nuk kam dëgjuar asnjë trajner të flasë keq për të sepse është një njeri i madh. Më kujtohet në vitin 1987 kur e doja Ancelottin te Milani im. Ai në atë kohë ishte te Roma dhe kishte probleme me gjurin.

Kishte kryer edhe ndërhyrje kirurgjikale dhe Berlusconi më thotë se nuk mund të marrim një lojtar të dëmtuar dhe që ka një deficit prej 30%. Unë i thashë të shqetësohej nëse ky deficit do të ishte në tru dhe jo në fizik. Në fund, ai e mori Ancelottin dhe unë fitova titullin”, rrëfen Sacchi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco