VIDEO/ Muller i mëson shokut të ekipit të papërvojë se si të hap një birrë, por ai dështoi...

VIDEO/ Muller i mëson shokut të ekipit të papërvojë se si të hap një birrë, por ai dështoi...

13:00, 03/09/2022

Lidhja mes futbollit gjerman dhe birrës ka qenë gjithmonë e pandashme dhe ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një video ku ylli i Bayernit Thomas Muller i mëson shokut të tij të skuadrës Jamal Musial se si të hapë një birrë.

Birra është pjesë përbërëse e çdo ndeshje futbolli në Gjermani dhe çdo sezon lojtarët e Bayernit bëjnë një fushatë në të cilën e reklamojnë. Gjithashtu bavarezët kanë pirë “lumenj” me birrë duke festuar të gjithë titujt e mëdhenj dhe tani gjatë videos promovuese Thomas Muller ka vendosur t’i mësojë një kolegu të ri se si të hapë një birrë pa hapëse.

Muller, i cili njihet për një numër të madh asistimesh, këtë herë asistoi Musialën dhe futbollisti i ri shikonte me kujdes se si të hapte një tjetër me ndihmën e një birre.

Sulmuesi me përvojë i Bayernit i shpjegoi Musialës se duhet të mbajë një shishe me njërën dorë dhe të heqë tapën nga ajo që dëshiron të hapë me tjetrën.

Musiala kishte pak vështirësi në marrjen e "zanatit", por më në fund ata e ngritën dollinë pasi Muller hapi një birrë dhe tregoi se ishte shumë më me përvojë. Atyre iu bashkua edhe Kingsley Coman, e cila duket se e shijoji këtë moment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco