Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Aubameyang do të luajë për Chelsean me një tatuazh që tifozët nuk do ta falin kurrë

Aubameyang do të luajë për Chelsean me një tatuazh që tifozët nuk do ta falin kurrë

10:53, 03/09/2022

Pierre-Emerick Aubameyang iu bashkua Chelsea-t në momentet e fundit të merkatos, teksa aty do të luajë me një tatuazh që tifozët do ta kenë të vështirë ta falin.

Pas një provoje të shkurtër në Spanjë, Aubameyang u kthye në Angli dhe sërish do të luajë në Londër. Megjithatë, në vend të Arsenalit, ku ishte edhe kapiten, Auba u transferua tek rivalët e përjetshëm, Chelsea.

Tifozët e Chelseat janë të lumtur që Aubameyang është shtuar si një opsion në sulm, por atyre nuk u pëlqen tatuazhi në dorën e gabonit.

Aubameyang ka një tatuazh të vetes në një fanellë të Arsenalit në krahun e tij teksa futet brenda stadiumit “Emirates” me fëmijët e tij. Me atë tatuazh Auba shprehu dashurinë e tij për Arsenalin, të cilën ua transmeton fëmijëve të tij dhe tifozët e Chelseat nuk mund ta kapërdijnë lehtë këtë.

Image

Nuk ka nevojë të theksohet se sa urrejtje kanë tifozët e dy klubeve më të mëdha londineze. Derbet janë të nxehta dhe rivaliteti ka më shumë se një shekull.

Megjithatë, nuk ka dyshim se blutë do ta mbështesin gabonezin dhe shpresojnë se ai do të shënojë gola për Chelsea-n në betejën për katër skuadrat më të mira në Angli.

Ndonëse ka pasur futbollistë që kanë ndërruar fanellën e Arsenalit për atë të Chelseat, dhe transferimi i Olivier Giroud spikat nga këta të fundit, nuk ka gjasa që të jetë regjistruar ndonjëherë një rast i tillë, pra që një futbollist i Chelseat të luajë me një tatuazh të klubit të urryer në krahun e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco