Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Superiore vijon me dy ndeshje interesante, spikat Erzeni-Teuta

Superiore vijon me dy ndeshje interesante, spikat Erzeni-Teuta

10:00, 03/09/2022

Kategoria Superiore vijon ditën e sotme me dy ndeshje të tjera të javës së tretë.

Pas supersfidës mes Tiranës dhe Vllaznisë, e cila përfundoi me fitoren e shkodranëve 1-2, ditën e sotme do të luhen dy ndeshje mjaft interesante.

Në orën 15:00, në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet derbi i qarkut të Durrësit, Erzeni i Shijakut ndaj Teutës.

Ekipi i drejtuar nga Xhevahir Kapllani vjen pas një starti surprizues me një fitore ndaj Vllaznisë dhe me një barazim javën e kaluar ndaj Kastriotit, ndërsa të besuarit e Renato Arapit vijnë në këtë derbi me një humbje javën e parë ndaj Laçit dhe me një barazim kundër Bylisit.

Në po të njëjtën orë do të zhvillohet në stadiumin “Kukës Arena”, dueli Kukësi-Kastrioti.

Të dyja ekipet vijnë me të njëjta rezultate teksa do të provojnë të marrin tre pikëshin e parë në këtë javë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco