Për çfarë do të mbahet mend Serena Williams: Ajo u tërhoq nga tenisi si më e madhja e të gjitha kohërave

Për çfarë do të mbahet mend Serena Williams: Ajo u tërhoq nga tenisi si më e madhja e të gjitha kohërave

09:40, 03/09/2022

Pas humbjes në një ndeshje spektakolare ndaj Ajla Tomljanovic-it, Serena Williams i dha fund një karriere të pasur plot trofe dhe me epitetin si tenistja më e madhe e të gjitha kohërave.

Ashtu si karriera e saj fantastike, çdo lëvizje ishte e bukur  dhe e pabesueshme, kështu që ndeshja e fundit ofroi më shumë se tre orë dramë dhe përpjekje për të zgjatur karrierën e saj edhe për disa minuta. Mirëpo, Williams nuk ia doli dhe në fund Tomljanovic doli fituese nga dueli.

Por ajo që e ndan Serena Williams nga tenistet e tjera janë trofetë.

Çfarë fitoi në të vërtetë Serena Williams?

Amerikania debutoi më 28 tetor 1995, kur ishte vetëm 14 vjeçe dhe fitoi trofeun e parë në karrierë në Australian Open në 1998, kundër lojtares së atëhershme të renditur në vendin e gjashtë në botë, Irina Spirlea.

Ajo fitoi titullin e saj të parë Grand Slam në moshën 17-vjeçare, duke mundur Martina Hingis në US Open në 1999. Gjithçka nisi në US Open, ndaj pritej të përfundonte aty, gjë që ndodhi pak orë më parë.

Titujt vazhduan të rreshtoheshin dhe amerikania e famshme u tërhoq me 23 tituj Grand Slam. Është një rekord në epokën Open të tenisit botëror. Kur përfshihet epoka amatore, Margaret Court fitoi 24 tituj.

Image

 

Serena Williams fitoi 14 tituj të tjerë Grand Slam në dyshe dhe dy në dyshe të përziera. 39 trofe Grand Slam në karrierë, është një shifër mbresëlënëse.

Ajo fitoi gjithsej 73 tituj në turnetë teke të WTA, si dhe katër medalje të arta olimpike. Ajo është fituese e garave ekipore, duke përfaqësuar Amerikën në FED Cup një herë dhe në Hopman Cup dy herë, teksa qëndroi për 319 javë në krye të listës WTA.

Ajo fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në 2012 në Londër (njëshe dhe dyshe), në 2000 në Sydney (dyshe), në 2008 në Pekin (dyshe).

Williams do të mbahet mend edhe për faktin se ishte tenistja numër një në botë për 186 javë radhazi, gjë që askush nuk ia ka dalë në tenisin për femra.

 

Image

Askush në tenisin e femrave nuk ka fituar aq para në turne sa Serena Williams. Amerikania fitoi 94 milionë dollarë vetëm nga rezultatet e turneut, por shifra shkon shumë më e lartë kur merret parasysh fama që i solli tenisi. Supozohet se ajo fitoi 340 milionë dollarë jashtë fushës falë reklamave dhe sponsorëve.

Epoka e tenisit botëror u shënua nga rivaliteti me motrën e saj. Motrat Williams luajtën deri në 31 ndeshje në karrierën e tyre, Serena fitoi në 19 dhe Venus në 12 duele.

Në fund do të japim një pasqyrë të paraqitjeve të saj në të katër turnetë e Grand Slam-it teke dhe statistikave mbresëlënëse, duke qenë se ajo e ka çimentuar statusin e saj si “GOAT”, tenistja më e madhe e të gjitha kohërave.

Australian Open: 92 fitore, shtatë tituj (2003, 2005, 2007, 2009, 2010, 2015, 2017)

Roland Garros: 69 fitore, tre tituj (2002, 2013, 2015)

Wimbledon: 98 fitore, shtatë tituj (2002, 2003, 2009, 2010, 2012, 2015, 2016)

US Open: 109 fitore, gjashtë tituj (1999, 2002, 2008, 2012, 2013, 2014)

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco