Triumfi i dytë radhazi, Reus ngjit Dortmundin në krye të Bundesligës

Triumfi i dytë radhazi, Reus ngjit Dortmundin në krye të Bundesligës

22:31, 02/09/2022

Borussia Dortmund ka marrë triumfin e dytë radhazi teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 1-0, Hoffenheim.

Golin vendimtar për verdhezinjtë e shënoi Reus në minutën e 16-të teksa sulmuesi shfrytëzoi asistin e Julian Brandt.

Dortmund e menaxhoi më së miri avantazhin dhe ruajti portën e paprekur deri në fund teksa pas këtij suksesi, ngjitet për momentin në vendin e parë të klasifikimit me 12 pikë.

Nga ana tjetër, Hoffenheim ndal ecurinë e tre fitoreve radhazi dhe pëson të dytën disfatë në këtë sezon, duke mbetur në kuotën e nëntë pikëve në vendin e pestë të renditjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco