Mbrojtësi shqiptar largohet nga Lazio, ndërpret kontratën në mënyrë konsensuale me bardhekaltërit

Mbrojtësi shqiptar largohet nga Lazio, ndërpret kontratën në mënyrë konsensuale me bardhekaltërit

15:12, 01/09/2022

Riza Durmishi është larguar përfundimisht nga Lazio!

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, mbrojtësi shqiptar ka ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën e tij me klubin bardhekaltër, teksa tani do të jetë një lojtar me parametra zero për çdo ekip.

28-vjeçari me origjinë shqiptare, përshëndet kryeqytetin italian pas 4 vitesh, ku erdhi nga Betis në verën e vitit 2018.

Me Lazion ai përfitonte rreth 1 milionë euro në sezon dhe ka pasur gjithashtu eksperienca si i huazuar te skuadrat e Salernitanës, Nisë dhe Sparta e Roterdamit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco