Luiza Gega nuk ka rival në baterinë e saj, atletja kuqezi fiton garën dhe kualifikohet në finalen e Europianit

Luiza Gega nuk ka rival në baterinë e saj, atletja kuqezi fiton garën dhe kualifikohet në finalen e Europianit

10:44, 18/08/2022

Luiza Gega ka arritur të kualifikohet në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në Evropianin e Atletikës që po zhvillohet në Mynih.

Atletja kuqezi nuk kishte rival në baterinë e saj, duke e mbyllur garën në vendin e parë me kohën 9’30”93.

Gega, e cila u rendit e pesta në botë në këtë disiplinë një muaj më parë në botëror, konsiderohet favorite për medalje në finalen që do të zhvillohet më 20 gushtit. Në botëror, ajo ishte atletja më e mirë nga Europa, ndaj shanset për një medalje të artë janë të mëdha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco