Peshëngritja në duar të sigurta, talenti i Kombëtares fiton 3 madalje ari në Poloni

Peshëngritja në duar të sigurta, talenti i Kombëtares fiton 3 madalje ari në Poloni

13:33, 16/08/2022

Ertjan Kofsha është kampion i Europës për moshën 17 vjeç në peshëngritje.

Talenti shtërmenas ka shkëlqyer në Poloni, duke fituar plot tri medalje ari te grupmoshat U-17.

Kofsha ngriti 140 kg në shkëputje, 168 kg në shtytje dhe 308 kg në dygarësh. Peshëngritësi është prodhimi i radhës i dalë nga duart e trajnerit Leonard Toska.

Kombëtarja jonë e shtangës e mbyll me 6 medalje Kampionatin Europian. Pak ditë më parë edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco