VIDEO/ Përplasen tifozeritë në Serie- A, napoletanët bien në pritë

VIDEO/ Përplasen tifozeritë në Serie- A, napoletanët bien në pritë

12:20, 16/08/2022

Napoli mposhti me rezultatin e thellë 5-2 Veronën në javën e parë të kampionatit italian të futbollit. Mirëpo pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, jashtë stadiumit Bentegodi ka patur trazira.

Mediet italiane raportojnë se një grup tifozësh napolitanë ranë në një pritë të ultrasve veronezë. Pas hedhjes së shisheve dhe fishekzjarreve, policia ka ndërhyrë për të rivendosur qetësinë në rrugët e qytetit, me tifozët veronez të cilët shihen të etur për përplasje me kundërshtarin.

Nuk raportohet për të lënduar, megjithatë nga pamjet në video situata duket shumë e nxehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco