VIDEO/ Ernest Muçi në superformë, tjetër gol me Legian në kampionatin polak

VIDEO/ Ernest Muçi në superformë, tjetër gol me Legian në kampionatin polak

09:21, 06/08/2022

Ernest Muçi ka arritur të gjej sërish rrugën e rrjetës për Legian e Varshavës në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Piast Gilvice.

Ish-futbollisti i Tiranës arriti të dërgonte me sukses në rrjetë një vertikalizim në zonë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 47-të.

Legia më pas arriti të gjente dhe golin e dytë me anë të Mladenoviç. Vlen të theksohet se ky ishte goli i dytë në 4 ndeshje të luajtura deri tani në kampionat për talentin shqiptar që po shndërrohet në protagonist absolut te skaudra polake. Ndeshja përfundoi 2-0 në favor të Legias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco