VIDEO/ Del Piero dhe Chiellini surprizojnë Juventusin para miqësores me Real Madridin

VIDEO/ Del Piero dhe Chiellini surprizojnë Juventusin para miqësores me Real Madridin

15:17, 29/07/2022

Atmosferë shumë e relaksuar te Juventusi, me rastin e seancës së fundit stërvitore para ndeshjes kundër Real Madridit, e treta dhe e fundit miqësore e turneut veror në SHBA.

Bardhezinjtë pritën vizitën surprizë të dy simboleve dhe ish-kapitenëve të klubit, Alessandro Del Piero dhe Giorgio Chiellini.

Ata, pasi përshëndetën grupin dhe ish-shokët e skuadrës, ishin protagonistë të një takimi me fansat e Juventusit dhe u regjistruan si Klubi Zyrtar i Fansave të Amerikës së Veriut.

“Dy kapitenë, janë dy kapitenë”, është kënduar në terrenin stërvitor të Juventusit në Kaliforni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco