Monza e papërmbajtshme në merkato, transferon një tjetër talent

Monza e papërmbajtshme në merkato, transferon një tjetër talent

13:30, 29/07/2022

Monza është një nga skuadrat më aktive gjatë merkatos së verës. Silvio Berlusconi dhe Andriano Galliani kanë transferuar një tjetër lojtar.

Këtë herë Monza ka afruar talentin Warren Bondo. Ky i fundit është transferuar në Serie A pasi përfundoi aventurën me klubin francez të Nancyt.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Monza me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhej se 18-vjeçari Bondo ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin e Monzës deri në vitin 2025.

Monza sezonin e ri do të luajë në Serie A, teksa synimi kryesor i skuadrës italiane është qëndrimi mes më të mirëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco