Rafael Leao mban në ankth Milanin

Rafael Leao mban në ankth Milanin

09:08, 29/07/2022

Herë pas here emri i tij përflitet për oferta nga klube të mëdha e është normale që rreth së ardhmes së tij të ketë shqetësim nga ana e tifozërisë.

Fjala është për Rafael Leaon, lojtarin më të mirë të Serisë A për sezonin e kaluar përveçse kampion i Italisë me Milanin ku militon prej tri sezonesh.

“Corriere della Sera” ka folur për rinovimin e mundshëm të kontratës së Rafael Leaos me Milanin.

Duke kujtuar se si sulmuesi portugez, i lindur në vitin 1999, shkëlqeu edhe në ndeshjen miqësore të fituar nga “Djalli” 5-0 ndaj Volfsbergerit.

Tabela e golashënuesve u inaugurua nga 23-vjeçari, me golin e avantazhit të kuqezinjve: një prekje shumë e ëmbël, mbi portierin austriak, që ndezi entuziazmin e tifozëve të Milanit të pranishëm në shiun e Klagenfurtit (Austri).

Në atë moment, ka pasur edhe nga ata, që ndoshta e kishin harruar, se si kontrata e Leaos me Milanin do të skadojë më 30 qershor 2024.

Për “CorSera” po punohet për rinovimin e marrëveshjes mes Leaos dhe Milanit.

Edhe pse, për të qenë të sinqertë, negociatat mbeten në malore.

Jorge Mendes, menaxher i talentit nga Almada, nuk do ta kishte pranuar, në fakt, ofertën prej 5.5 milionë eurosh neto në sezon të paraqitur nga Milani për klientin e tij.

Shumë pak, sidomos krahasuar me 1.5 që ka marrë aktualisht.

Megjithatë, duhet bërë gjithçka për ta mbajtur Leaon kuqezi.

Humbja e Leaos falas pas dy vitesh do të ishte një krim, veçanërisht pas rasteve në lidhje me Xhanluixhi Donarumën dhe Frenk Kessie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco