Tirana guxon por është e pafuqishme, boshnjakët i japin leksion futbolli!

Tirana guxon por është e pafuqishme, boshnjakët i japin leksion futbolli!

23:00, 28/07/2022

Merr fund aventura e shkuadrave shqiptare në kupat e Evropës.

Pas Partizanit, që u eliminua që në turin e parë, dhe Laçit e Vllaznisë pak më herët, ishte radha e Tiranës të dorëzohej në turin e dytë eliminator të Conference League.

Tirana, që kishte humbur 0-1 në “Air Albania” nga Zrinjski, në kthim u mposht 3-2 nga kampionët boshnjakë. Jankovic në minutën e 25-të zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Ticinovic dyfishoi për vendasit.

Bardheblutë arritën të futeshin në lojë me gol të Ismajlgecit në 51’, por vendasit shënuan të tretin në minutën e 80-të. Gjithsesi, Tirana gjen forca dhe shënon golin e dytë me Xhixhën në 84’, por vetëm kaq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco