VIDEO/ Reali ndalet në miqësore nga një ekip meksikan

VIDEO/ Reali ndalet në miqësore nga një ekip meksikan

11:40, 27/07/2022

Reali i Madridit është ndalur në barazimin 2-2 përballë Klub Amerika, në sfidën e dytë miqësore për kampionët e Europës e luajtur në San Françisko.

Sfida nisi me një ritëm të lartë që në start, ku në minutën e 5’, Martin gjeti rrugën e rrjetës për meksikanët. Por avantazhi nuk do të zgjaste shumë, kur në minutën e 22’ Benzema të barazonte shifrat.

Në pjesën e dytë, ishte Eden Hazard i cili kaloi madrilenët në avantazh për të parën herë në këtë sfidë me anë të një penalltie në minutën e 55’.

Një tjetër penallti vulosi fatet e kësaj sfide, ku në minutën e 82’, Fidalgo barazoi shifrat.

Kjo ishte përballja e dytë e Realit në këtë fazë përgatitore, pas asaj humbje me Barcelonën tre ditë më parë.

Takimin e fundit, skuadra e Ançelotit do ta luajë përballë Juventusit në Pasadena, përpara se të bëhet gati për finalen e Superkupës së Europës kundër Eintrahtit të Frankfurtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco