Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Mario Baloteli mund të drejtohet nga shqiptarë

Mario Baloteli mund të drejtohet nga shqiptarë

08:51, 27/07/2022

E gjitha Zvicra është entuziazmuar për lajmin e fundit që raportohet nga mediat kryesore në këtë vend.

Mario Baloteli është shumë pranë firmës me skuadrën e Sionit, duke u larguar nga Turqia për të kaluar në kampionatin zviceran.

Diskutimet mes klubit të Sion dhe Adana Demirspor vazhdojnë prej disa ditësh dhe marrëveshja nuk është e lehtë për t’u realizuar.

Por sipas “Blick”, vetë Baloteli është i interesuar për këtë transferim ndaj palët po intensifikojnë bisedimet.

Lojtari mund të mungojë këtë të mërkurë në ndeshjen miqësore që Adana luan kundër Napolit pikërisht për faktin se Baloteli ndërkohë pritet të jetë nisur drejt Zvicrës.

Sulmuesit i intereson ky transferim për faktin e thjeshtë se në të njëjtin kanton, jeton edhe ish e dashura e tij, Klelia, me të cilën ai ka një djalë dhe të cilin sulmuesi italian do të donte ta kishte më afër.

Sigurisht, një afrim që do të bëjë të lumtur trajneri e Sion, Paolo Tramexanin.

Ish-ndihmësi i Giani De Biasit, këtë vit synon të ndërtojë një ekip që mund të pretendojë për një vend në zonën e Europës.

Një mision aspak i thjeshtë, por në të cilin e ndihmon edhe Burim Kukeli, ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare, i cili është asistenti i tij i parë, apo edhe Sero Noka, ish-zëvendëstrajneri i Laçit, i cili është video-analist në klub.

Me afrimin e Mario Balotelit, kjo detyrë mund të bëhet shumë më e thjeshtë.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco