Chelsea “i hakmerret” Barcelonës, bllokon transferimin e Azpilicuetas dhe Alonsos

Chelsea “i hakmerret” Barcelonës, bllokon transferimin e Azpilicuetas dhe Alonsos

17:36, 26/07/2022

Chelsea raportohet se ka bllokuar lëvizjet e mundshme të Cesar Azpilicuetas dhe Marco Alonsos drejt Barcelonës.

Klubi londinez thuhet se këtë vendim e mori si shenjë hakmarrje pasi klubi katalunas është shumë afër transferimit të Jules Koundes, futbollistit të shumëkërkuar nga londinezët.

Barça gjithashtu transferoi edhe Raphinhan, për të cilin interesim gjithashtu kishte shprehur edhe Chelsea, derisa rinovoi kontratën me Ousmane Dembelen që ishte i lidhur me një transferim në “Stamford Bridge”.

Kësisoj, raportet mes klubeve tashmë thuhet se nuk janë të mira dhe sipas “SPORT”, “Blutë” nuk do të lejojnë largimin e Azpilicuetas dhe Alonsos.

Të dy mbrojtësve spanjollë u skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm, teksa të dytë kanë qenë të lidhur me një kalim në “Camp Nou”, ashtu siç bëri Andreas Christensen.

Përveç Christensenit, nga Chelsea u largua edhe mbrojtësi tjetër, Antonio Rudiger, i cili nënshkroi me Real Madridin. Kështu, Tuchel nuk e dëshiron largimin edhe të mbrojtëseve tjerë.

Kalidou Koulibaly ka përforcuar mbrojtjen te Chelsea, por nëse Azpilicueta qëndron në klub, klubi mund të mos ketë nevojë të madhe për të kërkuar një tjetër qendërmbrojtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco