Zyrtare/ Ben Davies rinovon kontratën me klubin anglez

Zyrtare/ Ben Davies rinovon kontratën me klubin anglez

17:42, 25/07/2022

Ben Davies do të vazhdojë aventurën e tij me Tottenham. Mbrojtësi uellsian ka rinovuar kontratën e tij me klubin londinez të paktën deri në vitin 2025.

Ka qenë vetë klubi anglez që ka publikuar lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se Ben Davies do të vazhdojë edhe për tre sezone me “Spurs”.

Pas rinovimit ka folur gjithashtu edhe mbrojtësi Davies. Për mikrofonat e kanalit zyrtar të Tottenham, Davies tha se në klubin londinez ndihet si në shtëpi dhe se është shumë i lumtur për rinovimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco