Yjet e PSG-së argëtohen në Japoni, shënojnë 6 gola në miqësore

Yjet e PSG-së argëtohen në Japoni, shënojnë 6 gola në miqësore

15:26, 25/07/2022

Yjet e PSG u argëtuan mjaftueshëm në testin miqësor ndaj skuadrës japoneze të Gamba Osaka.

Para spektatorëve vendas, Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe nisën shfaqjen dhe bënë të mundur që PSG të arrinte një sukses me shifrat 2-6.

Gjithsesi, serinë e golave e hapi Sarabia në minutën e 28-të që nuk e pati të vështirë të shënonte me portën e boshatisur.

Katër minuta më pas ishte radha e Neymar për të mposhtur portierin kundërshtar nga pika e bardhë e penalltisë. 

Në fakt, vendasit shkurtuan diferencën, por kjo vetëm sa shtoi oreksin e francezëve që trefishuan me anë të Nuno Mendez.

Më pas ishte radha e dialogut Messi-Neymar me brazilianin që fillimisht asistoi për argjentinasin, ndërsa më pas ky i fundit i riktheu reston 30-vjeçarit.

Nga ana tjetër, Osaka gjeti sërish rrjetën e Donnarummës me anë të Yamamit, por në fund, kishte vend edhe për festën e Mbappe të cilin Galtier e aktivizoi vetëm në minutën e 61-të.

Sulmuesi fitoi një penallti të cilën e ekzekutoi saktësisht duke fiksuar shifrat 2-6.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco