Ndeshja e kthimit e Conference League/ Tirana niset sot drejt Bosnjës... me autobus

Ndeshja e kthimit e Conference League/ Tirana niset sot drejt Bosnjës... me autobus

11:16, 25/07/2022

Tirana do të zhvillojë stërvitjen e fundit në Shqipëri ditën e hënë.

Menjëherë pasi të mbyllë përgatitjet ajo do të transferohet drejt Bosnjës.

Skuadra ka planifikuar që të jetë në Mostar të hënën në mbrëmje, ndërsa udhëtimi do të bëhet me autobus që pritet të zgjasë rreth tetë orë.

Bardheblutë do të stërviten të martën dhe të mërkurën në Bosnjë, ndërsa të enjten do të luhet edhe ndeshja mes Zrinjskit dhe Tiranës.

Kampionët do të qëndrojnë tri ditë në Bosnjë, që lojtarët të përshtaten me klimën e vendit ku do të luajnë.

Klubi i Tiranës do t’i japë edhe një shans skuadrës në sfidën e dytë me Zrinjskin.

Numri një i bardhebluve, Refik Halili, mësohet të ketë kërkuar nga skuadra një “all in” në sfidën e dytë të enjten në Bosnjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco