Barcelona dhe Sevilla arrijnë akordin për mbrojtësin francez

Barcelona dhe Sevilla arrijnë akordin për mbrojtësin francez

09:14, 25/07/2022

Barcelona nuk ka ndër mend të ndalet në merkato. Katalanasit që deri tani kanë afruar 5 lojtarë, po bëhen gati për afrimin e radhës që me shumë gjasa do të jetë mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde.

Francezi 22-vjeçar dukej i humbur të premten, me Chelsean që kishte trokitur në derën e Sevillas me 50 milionë euro në dorë.

Por si në garat me makina, Barcelona ka parakaluar në kthesën e fundit klubin londinez dhe siç bën me dije gazeta “Sport”, Kounde pritet të veshë fanellën “blaugrana” në sezonin e ri.

Gazeta spanjolle ka raportuar se Barcelona dhe Sevilla tashmë kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Joules Kounde në “Camp Nou”.

Madje, janë bërë publike edhe shifrat e marrëveshjes, teksa shumë shpejt do të vijë edhe zyrtarizimi.

Barcelona dhe Sevilla kanë rënë dakord që klubi katalanas të paguajë 60 milionë euro për Kounde, nga të cilat 50 si bazë dhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh për arritje objektivash.

Nga ana tjetër, Kounde pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me katalanasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco