Formacioni zyrtar/ Dy ndryshime te Laçi, Duro ul në stol malazezët

Formacioni zyrtar/ Dy ndryshime te Laçi, Duro ul në stol malazezët

19:59, 14/07/2022

Laçit i mungoi vetëm goli në ndeshjen e parë ndaj Iskras (Mali i Zi), por bardhezinjtë do të tentojnë ta gjejnë atë në Podgoricë, njëkohësisht edhe kualifikimin në raundin e dytë të Conference League.

Në barazim pa gola përfundoi sfida e parë e luajtur në “Elbasan Arena”, ndërkohë që përballja e kthimit do të zhvillohet në kryeqytetin malazez duke nisur prej orës 21:00, takim që do të transmetohet në SuperSport 2.

Trajneri Shpëtim Duro ka bërë dy ndryshime në formacionin titullar të nënkampionëve të Shqipërisë. Në stol kanë përfunduar dy malazezët Dejan Zarubica dhe Marko Roganovic.

Sfida e parë me bardhezinjtë nga minuta e parë për serbin Luka Cucin në krahun e djathtë të mbrojtjes. Renato Ziko është spostuar në mesfushë, ndërkohë që në vend të tij në krahun e majtë të mbrojtjes do të luajë Rudolf Turkaj.

LAÇI (4-3-3): Dajsinani; Cucin, Malota, Velkoski, Turkaj; Ujka, Ziko, Spahiu; Adeleke, Guindo, Zarubica. Trajner: Shpëtim Duro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco