Formacionet zyrtare/ Partizani - Saburtalo, Mehmeti i beson ekipit fitues

Formacionet zyrtare/ Partizani - Saburtalo, Mehmeti i beson ekipit fitues

19:05, 14/07/2022

Në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”, do të luhet ndeshja e kthimit e turit të parë të Ligës së Konferencës mes Partizanit dhe Saburtalo të Gjeorgjisë.

Të kuqtë kanë bërë një hap të mirë drejt kualifikimit falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë në transfertë.

Megjithatë, trajneri Dritan Mehmeti nuk ka ndryshuar plan, duke mos menduar për mbrojtjen e këtij rezultati, pasi ka hedhur në fushë të njëjtin rreshtim si në sfidën e parë. Kështu, dyshja e sulmit do të jetë Skuka-Cara, me Hotin, Muratajn e Rrapajn që do t’i ndihmojnë pas krahëve me depërtimet e tyre.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Teqja, Hadroj, Bitri, Belica, Atanaskoski, Matondo, Murataj, Rrapaj, Hoti, Cara, Skuka.

Trajner: D. Mehmeti

SABURTALO: Megrelishvili, Nonikashvili, Çaduneli, Kakubava, Mioç, Jinjolava, Goshteliani, Goçoleishvili, Guliashvili, Tabatadze, Sikharulidze.

Trajner: L. Nozadze

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco