Barça urdhëron që Frenkie de Jong të largohet!

Barça urdhëron që Frenkie de Jong të largohet!

17:09, 14/07/2022

Nëse do të ishte në dorën e tij, Joan Laporta do ta kishte shitur me kohë  Frenkie de Jong te Manchester United. Prej disa ditësh, Djajtë e Kuq janë duke negociuar me Barcelonës për transferimin e mesfushorit holandez. Për blaugranët, marrëveshja është e thjeshtë: de Jong duhet të shitet për të shpëtuar arkat.

“Athletic”  zbulon se një marrëveshje është arritur midis dy klubeve në bazë të një operacioni prej 75 milionë € plus 10 milion € bonuse. Mirëpo tashmë ka mbetur edhe një gjë për t’u zgjidhur, pasi 25 vjeçari e ka bllokuar këtë transferim, veçanërisht për shkak të një mosmarrëveshjeje financiare me Barçën.

Mirëpo sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo” drejtuesit e klubit katalana kanë biseduar veçmas me lojtarin e tyre dhe i kanë thënë se ai duhej të largohej, sepse ky transferim do të shmangte problemet që lidhen me Fair Play-in Financiar. A mjafton për të ndryshuar mendjen e de Jong-ut? Kjo mbetet për t’u parë...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco