Ballkani e Drita mësojnë orarin e ndeshjeve të raundit të dytë

Ballkani e Drita mësojnë orarin e ndeshjeve të raundit të dytë

13:12, 14/07/2022

Drita ka arritur rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa Ballkani pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ka edhe një mundësi të dytë në Conference League.

Ballkani do të ketë përball klubin nga San Marino, La Fiorita.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet më 19 korrik, me fillim nga ora 20:45, kurse ajo e kthimit do të zhvillohet më 26 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.

Skuadra e Dritës do të ketë përball ekipin nga Belgjika, Royal Antwerp. Ndeshjen e parë kundër Antwerpit, Drita do ta zhvillojë në udhëtim, më 21 korrik, kurse atë të kthimit pas një jave, më 28 korrik.

Akoma nuk është vendosur ora e saktë për këto dy takime, ndërsa sot kalimin tutje në raundin e dytë do ta kërkojnë edhe Llapi e Gjilani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco