VIDEO/ Tirana arrin marrëveshjen e rëndësishme për sezonin e ri

VIDEO/ Tirana arrin marrëveshjen e rëndësishme për sezonin e ri

20:49, 02/07/2022

Pas Partizanit, edhe Tirana prezantoi këtë të shtunë uniformat që do të veshë skuadra 26 herë kampione gjatë sezonit të ardhshëm.

Futbollistët bardheblu tashmë do të mbajnë veshur prodhime të kompanisë shqiptare Cohl’s Sport Wear.

Presidenti Refik Halili e konsideroi një marrëveshje shumë të suksesshme, pasi kompania në fjalë do të furnizojë me uniforma jo vetëm ekipin e parë, por edhe skuadrat e akademisë.

Edhe përfaqësuesi i kompanisë Cohl’s, Artur Kalemi, shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim, duke uruar që të jetë i suksesshëm për të dyja palët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco