Higuain: U habita që Arsenali nuk nënshkroi me mua, por me Ozil

Higuain: U habita që Arsenali nuk nënshkroi me mua, por me Ozil

16:31, 25/06/2022

Gonzalo Higuain ka zbuluar se sa afër ishte të transferohej tek Arsenali, nëntë vjetë më parë nga Real Madridi.

Higuain është shprehur i habitur sesi nuk e morën atë, por në vend të tij, Mesut Ozilin, për një shifër shumë më të lartë.

Pasi bëri përshtypje në fillim të karrierës së tij në Madrid, ai shpejt e gjeti veten nën Karim Benzema në rendin e duhur dhe ndjeu se kishte nevojë për një sfidë të re, shkruan Marca.

Edhe pse përfundimisht u largua nga Real Madridi për në Napoli dhe arriti suksese në Serie A, argjentinasi përmendi këtë përvojë, si dhe foli edhe aspekte të tjera të karrierës së tij në një intervistë të fundit.

“Para se të shkoja në Napoli, kisha një shans për të nënshkruar me Arsenalin. Ne kishim folur tashmë, por ata nuk më blenë mua, ata blenë Ozilin për 80 milionë”, tha ai për TyC Sports.

“Më thanë: ‘Nuk kemi shumë para për të shpenzuar. Ti je i shtrenjtë’. Nga atje shkova në Napoli. Dy ditë më vonë shoh Ozilin për 80 milionë euro”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco