Beachvolley/ Serbia nuk zbret në fushë, Kosova fiton ndeshjen në tavolinë

Beachvolley/ Serbia nuk zbret në fushë, Kosova fiton ndeshjen në tavolinë

16:21, 25/06/2022

Serbia nuk zbret në fushë ndaj Kosovës, Federata Ballkanike e Beachvolley vendos për fitoren e Kosovës me rezultatin 2:0. 

Ekipet e Kosovës, në të dy garat kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ditën e shtunë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë.

Në ndeshjen e meshkujve, dyshja Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami fitoi me rezultat zyrtar 2:0, pasi ekipi serb nuk u paraqit në fushë.

Në anën tjetër, vajzat Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani - të drejtuara nga trajneri Edon Ibrahimi - treguan paraqitje brilante kundër Turqisë, duke triumfuar me rezultat 2-0 (21-15, 21-15) në sete.

Vajzat ndeshjen e radhës e zhvillojnë po ashtu kundër Turqisë.

Në anën tjetër, meshkujt do të takohen me Moldavinë ose Turqinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco