Juventusi cakton datën e kontrolleve mjekësore të Paul Pogba

Juventusi cakton datën e kontrolleve mjekësore të Paul Pogba

20:37, 23/06/2022

Juventusi ka mbyllur gjithçka sa i përket rikthimit të Paul Pogbasë.

Në takimin e sotëm midis drejtuesve të klubit dhe avokates së francezit është vendosur edhe për vizitat mjekësore, që besohet se do të kryhen mes datave 5 dhe 8 korrik.

29-vjeçari u largua nga klubi italian në vitin 2016 prej një shume rekord për 105 milionë euro.

“Zonja e Vjetër” akordoi një shumë marramendëse nga francezi dhe do ta rikthejë atë falas mbas gjashtë sezonesh në “Old Trafford”.

Pogba në Itali ka luajtur katër sezoni nga viti 2012 deri në 2016-të ku fitoi katër tituj kampionë të Serisë A.

“Zonja e Vjetër” i ka plotësuar të gjitha kushtet sa i përket dhe rrogës që ai do të përfitojë, pasi përflitet për një shumë prej 8 milionë eurosh plus bonuse.

Juventusi do të përpiqet të ndalojë ecurinë e klubeve të Milanos, duke synuar rikthimin e titullit Kampion në “Allianz Stadium” dhe gjithashtu synimin e ëndrrës Champion League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco