VIDEO/ 'Po vjen Mane', gazetari 'del bllof” dhe ngatërron sulmuesin

VIDEO/ 'Po vjen Mane', gazetari 'del bllof” dhe ngatërron sulmuesin

13:19, 23/06/2022

Sadio Mane tashmë është një futbollist i Bayern Munich me bavarezët që shpenzuan 35.1 milionë paund për ta transferuar nga Liverpool. Senegalezi ishte njeriu më i kërkuar gjatë ditës së prezantimit me reporterët të cilët kërkonin me patjetër t’i bënin pyetjet e para si lojtar i Bayern-it.

Madje, një prej gazetarëve të Sky Sport u bë autor edhe një episodi qesharak teksa ngatërroi Mane me një prej pjesëtarëve të stafit të sulmuesit. Në momentin që para selisë së Bayern mbërrin një makinë, gazetari afrohet dhe thekson se është Mane ndërsa kërkon t’i marrë nj intervistë ekskluzive.

Mirëpo pasi kaluan disa sekonda, u kuptua qartë se nuk bëhej fjalë për futbollistin, por për një prej shoqërueve të tij. Gjithsesi, kjo situatë kaloi me të qeshur ndërsa personazhi në makinë mbeti i habitur nga vëmendja e papritur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco