Calhanoglu: Ibra bën gjeste prej adoleshenti

Calhanoglu: Ibra bën gjeste prej adoleshenti

09:03, 23/06/2022

Hakan Calhanoglu është rrëfyer pa filtra në një intervistë të fundit dhënë për Tivibu Spor. Mesfushori i Inter ka preferuar të mos i kundërpërgjigjet Zlatan Ibrahimovic, me këtë të fundit që e thumboi pas titullit të fituar me Milanin. Calhanoglu u shpreh se Ibra tashmë është në moshën 40-vjeçare dhe disa gjeste nuk i shkojnë për shtat.

“Ibra nuk është më 18-vjeç, por një burrë 40-vjeçar. Unë të isha në moshën e tij, nuk do t’i bëja gjeste të tilla. Edhe pse nuk ka luajtur shumë këtë sezon, nuk ka kontribuar në titullin e Milanit. Atij i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por mua nuk më intereson. Ka shkruajtur për mua edhe në librin e tij, por mirë ka bërë pasi përndryshe libri do të ishte bosh. Nuk i përgjigjem aspak atij," u shprteh mesfushori turk.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco