Puna e mirë vlerësohet, Inter i rinovon kontratën Inzaghit

Puna e mirë vlerësohet, Inter i rinovon kontratën Inzaghit

12:56, 22/06/2022

Trajneri Simone Inzaghi ka rinovuar kontratën me Interin, e cila do ta mbajë në San Siro deri në vitin 2024, njoftoi të martën klubi i Serie A.

Në një video të postuar nga Interi në rrjetet sociale, presidenti Steven Zhang tha se Inzaghi do të qëndrojë edhe “për dy vite të tjera” pas rinovimit të kontratës aktuale me klubin.

Mediat italiane raportojnë se 46-vjeçari ka marrë edhe rritje rroge nga një milion euro në pesë milionë euro.

Ai iu bashkua Interit verën e kaluar nga Lazio, dhe me Interin fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë, ndërsa përfundoi i dyti në kampionat.

Mediat në Itali shkruanin më herët se drejtuesit e Interit janë jashtëzakonisht të kënaqur me punën e Inzaghit, ndonëse sezonin e kaluar humbi betejën me Milanin për titullin kampion në fund të kampionatit.

Inzaghi fitoi tre trofe me Lazion në pesë vjet, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa dhe e futi këtë klub në Champions League për herë të parë pas 12 vitesh.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco