Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Marotta: Shpresoj që Dybala të luajë me ne, objektivat nuk ndryshojnë

Marotta: Shpresoj që Dybala të luajë me ne, objektivat nuk ndryshojnë

22:55, 30/05/2022

Beppe Marotta ka bërë që tifozët të ëndërrojnë për transferimin e mundshëm të yllit argjentinas, Paulo Dybala te zikaltërit.

“Nuk e di se ku do të luajë Dybala sezonin e ardhshëm. Në sport duhet të pranohen ato që unë i quaj gënjeshtra të bardha. është e qartë që shpresa që ne kemi është ai të luajë me ne”

“Dybala dhe Lukaku? Nuk duhet t’i marrim gjërat me ankth dhe të bëjmë gjërat shpejt e shpejtë. Diçka e kemi bërë deri tani. Bërthama e këtij ekipi do të qëndrojë dhe me këto premisa do të përpiqemi të përballojmë sezonin me objektivat e përhershëm që kemi, tre kompeticionet që duhet të luftojmë dhe duke e ditur se jemi Inter dhe të dhënat që kemi janë ambicioze”.

PERISIC- “Jemi të mërzitur, por e kuptojmë zgjedhjen e lojtarit që dëshiron të provojë një aventurë në Premier League. Kur ka një moshë të caktuar është e drejtë që vetë lojtari të zgjedhë se çfarë do të bëjë për të ardhmen e tij.

Nuk mund të bënim një ofertë më të mirë nga ajo që kemi bërë. Respekt maksimal dhe i jemi shumë mirënjohës. Ne do të gjejmë edhe një zëvendësues, ndërsa kemi në shtëpi një si Gosens që nuk do ta lejojë të bjerë në sy largimi”.

MERKATO– “Diçka e kemi bërë edhe më parë. Besoj se puna e bërë mbi të gjitha nga Ausilio dhe Baçin do të jetë shumë pozitive. Duhet të ketë profesionalitet, vendosmëri, por edhe kreativitet dhe korajo për të bërë gjëra të bukura”.

SEZONI- “Ka qenë një vit ku kemi bërë figurë të mirë dhe kjo është një meritë e trajnerit, skuadrës, shoqërisë dhe tifozëve. I falenderoj shumë dhe jemi duke menduar për sezonit tjetër me Interin që ka vetëm një objektiv. Të ketë qëndrueshmëri nga njëra anë dhe të jetë kompetitiv nga ana tjetër”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco