Liverpool-Real Madrid/ Klopp dhe Ancelotti zgjedhin titullarët për finalen e Championsit

Liverpool-Real Madrid/ Klopp dhe Ancelotti zgjedhin titullarët për finalen e Championsit

19:54, 28/05/2022

Sezoni 2021-2022 në Ligën e Kampionëve do të mbyllet sonte me finalen e madhe.

Liverpooli dhe Real Madridi janë dy skuadrat në garë për trofeun e çmuar.

Skuadra spanjolle e synon triumfin e 14-të në këtë garë, për të vazhduar kështu dominimin e plotë.

Real Madridi deri më tani ka 13 tituj të fituar, duke qenë klubi me më së shumti tituj kampioni në Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq, “Të Kuqtë” e duan për herë të shtatë trofeun e kësaj gare dhe hakmarrjen ndaj “Los Blancos” për humbjen në finalen e vitit 2018.

Dy trajnerët, Anceloti i Realit dhe Klopp i Liverpoolit kanë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco