Marcelo iu ankua Vazquez-it: Klubi nuk do të ma rinovojë kontratën

Marcelo iu ankua Vazquez-it: Klubi nuk do të ma rinovojë kontratën

11:36, 27/05/2022

Televizioni spanjoll “Movistar Plus+” ka një program të quajtur “El Dia Despues”, i cili zakonisht kryen leximet e buzëve të personaliteteve të ndryshme. Së fundmi, televizioni ka kapur një bisedë mes Marcelo -s dhe Lucas Vazquez -it, në stolin e  Real Madridit, në ndeshjen kundër Betisit , në javën e fundit të kampionatit spanjoll .

Në dialogun mes lojtarëve, braziliani u shfaq i mërzitur për mundësinë e largimit nga skuadra spanjolle. “Sepse klubi nuk do të rinovojë me mua… unë kam qenë shembull…”, tha Marcelo, sipas TV.

Vazquez e dëgjoi dhe më pas komentoi.

“Është e pabesueshme. Ne nuk jemi... nuk jemi në dijeni. Por momenti (i ndarjes) nuk është i lehtë," tha Lucas.

Gjatë ditës për mediat para finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, Marcelo theksoi dëshirën për të qëndruar te Reali edhe për një sezon.

“Dua të qëndroj, këtë e kam thënë 50 mijë herë, por do të flas me drejtuesit e klubit pas finales”, ka thënë braziliani.

Megjithatë, Reali nuk ka në plan të vazhdojë bashkëpunimin me të. Bashkë me Marcelon, do të largohen edhe Isco dhe Gareth Bale. Nga ana tjetër, Luka Modric do t'i rinovohet kontrata.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco