Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO-SYRI TV/ Dhuna midis ultrasve, flasin tifozët: Ka gjithmonë njerëz që kërkojnë telashe

15:33, 25/05/2022

Dhuna e së martës midis ultrasve të Romës dhe Fejnord, kritikohet nga tifozët e tjerë të cilët kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar. Të pyetur nga SYRI TV ata janë distancuar nga këto akte, duke I cilësuar si huliganë personat që kanë shkaktuar trazira, ndërkohë që bëjnë thirrje për paqe dhe argëtim.

Nga SYRI TV

Mbrëmja e së martës në Tiranë u shoqërua me përplasje të dhunshme midis ultrasve të Romës dhe Feynoord.  Ndërkohë duket se pjesa më e madhe e tifozëve të cilët kanë mbërritur në kryeqytet nuk janë dakord me këto shfaqje dhune. Të pyetur nga Syri Tv ata janë distancuar nga këto përleshje, duke i quajtur ultrasit huliganë.

‘Unë nuk mendoj se ata janë tifozë, janë thjesht huliganë. Nuk e kuptoj çfarë po bëjnë këtu. Është një lojë miqësore dhe sporti është për të bashkuar dhe për të qëndruar bashkë. Kjo nuk është e drejtë për vendin mirëpritës, Shqipërinë. Nuk e kuptoj’, është shprehur një tifoz. 

Një tjetër, thotë: Shumë keq, një turp. 99% janë duke e shijuar, si ne. ka gjithmonë njerëz që kërkojnë telashe, fatkeqësisht. Ne jemi për paqe!

‘Është keq! Shumica e njerëzve nuk duan dhunë, duan të jenë të lumtur, të pinë birra dhe të ndeshja të shkojë mirë. Mua nuk më pëlqejnë përleshjet, pasi nuk janë të domosdoshme’, deklaroi për SYRI-n një tjetër tifoz.

‘Çfarë të bëjmë. Nuk është mirë, por çdokush bën atë që bën. Ne jemi këtu për ndeshjen dhe për të çuar kupën në Roterdam, kjo është e vetmja gjë që duhet të bëjmë’, vazhdon një tifoze që ka mberritur ne Tirane.

E ndërkohë, dita e finales së madhe të Conference League, midis Romës dhe Feynoord duket se ka nisur e qetë, me festë në kryeqytet, ndërsa tifozët e të dyja skuadrave janë duke shijuar diellin dhe atmosferën feastive në kryeqytet, duke bërë thirrje për paqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco