Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

14:33, 25/05/2022

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë me miqtë e ardhur me rastin e finales së Conference League, duke filluar që nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash, drejtues dhe legjenda të klubeve finaliste, Roma dhe Feynoord.

Në këtë drekë ishin të pranishëm pjestarë të qeverisë shqiptare, Ambasadori shqiptar i UEFA Conference League, Lorik Cana, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdiu, si edhe drejtues e anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Në një atmosferë të shkëlqyer dhe tejet të ngrohtë, Presidenti Duka ka falënderuar UEFA-n për besimin që i dha FSHF-së si partner zyrtar i finales së Conference League, teksa ka vlerësuar edhe mbështetjen e qeverisë dhe Kryeministrit Rama për organizimin sa më të mirë të kësaj ndeshjeje historike ndërkombëtare, AS Roma-Feynoord, e para e këtij niveli që zhvillohet në vendin tonë.

Përveç zyrtarëve më të lartë të UEFA-s këtij takimi iu bashkuan edhe legjenda e Romës, Françesko Totti, dhe ish-futbollistët e famshëm Luigi Di Biagio, Aldair Nascimento dos Santos, Vincent Candela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco