VIDEO/ Eurogol dhe asist, Vrioni kualifikon Tirolin në finalen e ‘playoff’-it për Europën

VIDEO/ Eurogol dhe asist, Vrioni kualifikon Tirolin në finalen e ‘playoff’-it për Europën

10:45, 24/05/2022

Sulmuesi shqiptar, Xhakomo Vrioni, ka shënuar sërish në Austri, kësaj radhe përballë LASK, në sfidën gjysmëfinale të “playoff”-it të Ligës së Konferencës.

23-vjeçari shënoi një gol fantastik me kokë, i cili kërceu mbi të gjithë lojtarët kundërshtarë dhe e dërgoi sferën në rrjetë, të pamundur për t’u ndalur nga portieri.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Vrioni asistoi dhe golin e dytë për skuadrën e tij.

Tiroli fitoi kështu me shifrat 2-0 dhe me këtë rezultat do të shkojë në finalen e “playoff”-it për të një vend në Ligën e Konferencës, ku përballë do të ketë Rapidin e Vienës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco