VIDEO/ Tifozë të Romës mbërrijnë në Durrës, ja çfarë ndodhi në port

VIDEO/ Tifozë të Romës mbërrijnë në Durrës, ja çfarë ndodhi në port

10:15, 24/05/2022

25 maji, nesër, do të shënojë një datë të shënuar në historinë e futbollit shqiptar, me finalen e parë europiane që zhvillohet në vendin tonë, ajo e Conference League.

Roma do të përballet me Feyenoord këtë të mërkurë në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, ndërsa prej ditësh tashmë në Tiranë ka filluar dyndja e tifozëve italianë, atyre holandez, por edhe nga vendet e tjera të botës, ku dy skuadrat në fjalë kanë mbështetës.

Mëngjesi e kësaj të marte kanë mbërritur në Durrës tifozë  të organizuar të skuadrës së Romës, ndërsa të tjerë pritet të mbërrijnë ne vijimësi në grupe të vogla.

Për të përballuar fluksin janë marrë masa të shtuara nga Policia e Shtetit dhe autoritetet që veprojnë në territorin portual. Mbërritja e grupit të parë të ultrasve të Romës është ndjekur nga afër nga drejtori i policisë së qarkut Durrës Neritan Nallbati dhe përfaqësues të policisë holandeze dhe italiane që kanë mbërritur në vendin tonë për të siguruar mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm sportiv europian.

Kreu i policisë së qarkut Durrës Nallbati shprehet se dhe në Durrës ka një plan masash që po ndiqet se bashku me kolegët italianë dhe holandeze, ndërkohë që përveç grupit të ultrasve që ka mbërritur përmes portit detar, një grup tjetër pritet të mbërrijë në Rinas dhe të gjithë ultrasit do të akomodohen në Durrës.

Me dy tragetet e linjës Bari - Durrës mbërritën në total 527 udhëtarë, 100 prej të cilëve për finalen e madhe të 25 majit, teksa mes tyre kanë qenë edhe 7 tifozë të Feyenoord, por situata ka kaluar pa probleme.

Ditën e mërkure kapiteneria ka konfirmuar se do te vinë 2 tragete me kapacitet transporti rreth 5000 persona. Ata do te vijnë dhe për kthimin e tyre me të njëjtin traget pas ndeshjes, do te shtyhet nisja e trageteve rreth 4 ore, ne orën 03:00 të ditës së enjte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco