VIDEO/ Grealish 'thumbon' Silvën në festën e titullit kampion në Premier League: Faleminderit që dole nga loja

VIDEO/ Grealish 'thumbon' Silvën në festën e titullit kampion në Premier League: Faleminderit që dole nga loja

09:58, 24/05/2022

Manchester City arriti të fitonte titullin kampion në Premier League. Një trofe i cili erdhi në ndeshjen e fundit me Aston Villan. Skuadra nga Manchester po humbiste me rezultatin 0-2, por në pesë minuta arritën të përmbysin rezultatin, falë golave të Gundogan (76, 81) dhe Rodrit (78).

Padyshim njeriu i ndeshjes për “Qytetarët” ishte Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, i cili u fut në pjesën e dytë në vend të Bernardo Silvas që nuk po luante mirë  dhe realizoi dy gola.

Image

Gjatë festimeve për fitimin e titullit kampion, Grealish nuk ngurroi të ngacmonte Silvën, të cilin e ‘falenderoi për largimin e parakohshëm nga loja’.

Image

"Do të doja t'i falënderoja të gjithë për titullin. Por personi që dua të falënderoj në veçanti është Bernardo Silva, që doli nga loja në minutën e 70-të, sepse ai me të vërtetë ishte dobët”, tha Grealish duke shkaktuar të qeshura të mëdha tek pjesa tjetër e lojtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco